Aksident në rrugën Kërçovë – Osllomej, lëndohen dy të mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në ora 13:16 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Kërçovë – Osllomej ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga 31-vjeçari Sh.M. nga Zvicra, me vendbanim në Kërçovë dhe katërçikletë të drejtuar nga një i mitur nga fshati Mahmudovci i Kërçovës, njoftojnë nga MPB.

“Pas aksidentit, shoferi i mitur dhe pasagjeri i tij i mitur janë transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Kërçovës”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e Kërçovës./Telegrafi/

The post Aksident në rrugën Kërçovë – Osllomej, lëndohen dy të mitur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy