Aksident në rrugën Prilep – Gradsko, ndërron jetë një 29-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në ora 17:57 në Policinë Rajonale të Prilepit është raportuar se në rrugën Gradsko – Prilep ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Audi” me numra të regjistrimit Prilep, i drejtuar nga A.M.(29) nga Prilepi dhe një kamion “Man” me targat e regjistrimit të Shkupit, i drejtuar nga Z.B.(38) nga Kumanova.

Në aksident A.M ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në spitalin e qytetit të Prilepit ku edhe ka ndërruar jetë.

“Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i DPB-së Prilep”, njoftojnë nga policia.

Aksident në rrugën Prilep – Gradsko, ndërron jetë një 29-vjeçar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy