Aksident në rrugën rajonale Strumicë-Berovë, ndërpritet plotësisht komunikacioni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

“Që nga ora 22:10, trafiku në rrugën rajonale Strumicë-Berovë, më saktësisht në “kryqëzimin Sarajska”, është ndërprerë plotësisht për shkak të një aksidenti trafiku”, thonë nga LAMM.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur.

“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga atje.

Advertisement

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

The post Aksident në rrugën rajonale Strumicë-Berovë, ndërpritet plotësisht komunikacioni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy