SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, në të cilën ka mbetur i lënduar një person.

“Më 01.05.2024 në ora 11.00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes veturës “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga Sh.Xh. (74) nga Shemsova e Tetovës dhe vetura tjetër “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.R.(78) nga Përshevca e Tetovës.

Në aksident, A.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa Sh.Xh. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi i vendit të aksidentit është kryer nga një ekip nga SPB-Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohet një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";