Aksident në rrugën Veles-Shkup, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Katlanovës, në drejtimin nga Velesi për në Shkup. Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me një automjet ngarkesash dhe një motoçikletë me targa të Hungarisë”, kanë thënë për “Makfax” nga MPB.

Sipas informacioneve të para, personi i lënduar është dërguar në spital.

“Personi tjetër i cili po ashtu ishte duke udhëtuar me motoçikletë është transportuar në Qendrën Urgjente Shkup”, kanë thënë nga MPB.

Advertisement

Autostrada Veles-Shkup (te tuneli) është plotësisht e mbyllur për qarkullim, komunikacioni është devijuar nga kryqëzimi Veles në Shën Nikollë, në magjistralen Shtip-Shkup.

Aksident në rrugën Veles-Shkup, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy