Aksident në Shkup, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një qytetar i Shkupit ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në lagjen Butel.

“Me datë 12.01.2022 në ora 11:50 është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski” ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet kamionit “Iveco”, i drejtuar nga S.S. (37) nga Shkupi dhe veturës “Opel Vectra”, i drejtuar nga A.M. (64) nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit.

Në vendin e aksidentit autoambulanca ka konstatuar vdekjen e shoferit A.M. Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Aksident në Shkup, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy