Aksident në Shkup, në mesin e të lënduarve edhe dy fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në Shkup nga ku katër persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe dy të mitur.

MPB informon që aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:45 në rrugën “Histro Batnxhiev” , ku janë aksidentuar veturat “Folsfagen Pasat” e drejtar nga D.T. 30 vjeç dhe “Folsfagen Gollf” e drejtuar nga I.B. 37 vjeç, ku kanë përfunduar katër persona me lëndime të mëdha trupore, G.B. 35 vjec, I.B. si dhe dy fëmijë të mitur.

Të lënduarit G.B. dhe I.B. janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shatori”, ndërsa fëmijët janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”

Në vendin e ngjarjes është bërë mbikëqyrja nga ekipi i SPB-Shkup.

Advertisement

Aksident në Shkup, në mesin e të lënduarve edhe dy fëmijë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy