Aksident në Strugë, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një këmbësor 52-vjeçar nga Struga ka ndërruar jetë në një aksident në komunikacion pasi u përplas nga një automjet pranë zonës industriale në Strugë.

SPB Ohër njoftoi se aksidenti ndodhi më 21 të këtij muaji në orën 20:55 në autostradën Strugë – Qaf Than, kur një automjet i panjohur goditi këmbësorin N.N. (52) nga Struga.

“Personi është transferuar në spitalin e Strugës ku janë konstatuar lëndimet. Shoferi i automjetit ka lëshuar vendin e ngjarje pas aksidentit, ndërsa pas kryerjes së ekspertizës nga prokurori publik dhe ekipeve policore, janë marrë masat për zbardhjen e rastit”, thotë Stefan Dimovski nga SPB Ohër./Telegrafi/

Aksident në Strugë, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy