Një aksident në komunikacion afër fshatit Vlladievci u raportua në policinë e Strumicës natën e kaluar (4 qershor) rreth orës 22:00.

Sipas raportit, afër kryqëzimit me rrugën që të dërgon në fshatin Sushevo, një motor “Yamaha” me targa të Shtipit, drejtuar nga T.T. (50) nga Radovishi, goditi një këmbësor 70-vjeçar me inicialet K.Gj. nga fshati Milletin, komuna e Brvenicës – Tetovë.

Këmbësori vdiq në vend, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Mjekësore Strumica. Motoristi është lënduar dhe u dërgua në spital.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertitë nga policia e Strumicës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në Strumicë, humb jetën një person nga Tetova shkruan Telegrafi.