Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, ku një veturë ka goditur një ari të vogël, që sipas QMK-së, po kalonte rrugën bashkë me një arushë të madhe dhe dy arinjtë tjerë të vogël, përcjell TV21, përcjell Telegrafi. Nga QMK njoftojnë se në veturë ka pasur një familje prej 4 anëtarëve, që ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Ariu i cili u godit nga automjeti mbeti i lënduar, fillimisht pothuajse i palëvizshëm dhe më pas me lëvizje të kufizuara. Rreth një orë më vonë, filloi të lëvizte dhe gradualisht u largua nga vendi i aksidentit”, theksohet në njoftimin e QMK-së, të cilët shtojnë se për ngjarjen kanë njoftuar të gjitha autoritetet, që të merren masa adekuate. /Telegrafi/

Aksident në Tetovë: Automjeti përplas ariun, familja në automjet ka pësuar lëndime të lehta shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";