minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Aksident mes një motoçiklete dhe veture në Tetovë, lëndohet një i mitur - Struga.info


Aksident mes një motoçiklete dhe veture në Tetovë, lëndohet një i mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë informon se të martën në ora 17:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Çellopek-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë: një motoçikletë pa targa e drejtuar nga një i mitur nga ky fshat dhe një veturë “Turan” me targa regjistrimi të Tetovës, e cila drejtohej nga një i mitur nga Miletina e Tetovës.

Në këtë aksident motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është transportuar për trajtim mjekësor.

Një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

 

Advertisement

The post Aksident mes një motoçiklete dhe veture në Tetovë, lëndohet një i mitur appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy