Aksident në Tetovë, lëndohen gjashtë persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjashtë persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Tetovë.

Një 16-vjeçare është lënduar më rëndë, e cila është dërguar në klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur në orën 19:00 në rrugën “Ilindenska”, ndërsa janë përfshirë një makinë “Opel Corsa” e drejtuar nga B.S (21) nga Novo Sella, “Volkswagen Golf” e drejtuar nga N.N (59) nga Pallatica dhe “BMW” e drejtuar nga M.D (38) nga Tetova, të gjitha me regjistrim të Tetovës.

“Në këtë aksident më rëndë është lënduar bashkudhëtarja në makinën Opel, e cila është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve është transferuar në Klinikën ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Lëndime më të lehta kanë marrë edhe shoferi i makinës Opel dhe BMW, si dhe tre bashkudhëtar tjerë në këto dy makina”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement

Pas autorizimit nga Prokuroria Publike është kryer hetim në vendin ku ka ndodhur aksidenti, me qëllim që të konfirmohen arsyet dhe rrethanat, pas të cilave ka ardhur deri tek aksidenti./Telegrafi/

Aksident në Tetovë, lëndohen gjashtë persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy