
SPB Tetovë njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident tragjik në Gostivar ku humbi jetën një 18-vjeçar.
“Sot (29.07.2025) në ora 01:40 në DPB Gostivar është denoncuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilinden” në Gostivar, mes automjetit “bmw” me targa zvicerane, i drejtuar nga I.M.(38) nga f. Balindoll i Gostivarit dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.B.(18) nga Gostivari.
Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen.
Drejtuesi i automjetit I.M. është privuar nga liria, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, ekspertizën e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
The post Aksident trafiku në Gostivar, humb jetën një 18-vjeçar appeared first on Telegrafi.