Aksidente trafiku në rajonin e Tetovës me pasoja fatale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

1.000 tonelata kripë dhe 18 automjete në terren për pastrim të borës prej urave, akseve, mbikalimeve, nënkalimeve dhe “pikave të zeza” në komunat Hekurudha, Kisella Vodë dhe Gjorçe Petrov në Shkup. Kështu janë ballafaquar me borën shërbimet e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Prej atje shpjegojnë se kripa industriale ka efekt deri në -7 gradë. Por edhe krahas asaj bulevardet e Shkupit këtë mëngjes ishin mbuluar me borë duke e vështirësuar trafikun.

“Rikujtojmë se në kompetenca të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe rrugët më të mëdha të qytetit, ndërsa tjerat janë në kompetencë të komunave dhe ata janë kompetente për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët, kur të bie borë, të respektojnë obligimet ligjore dhe të pastrojnë borën dhe ngricën te objektet afariste dhe banesore”, tha Valon Salihu – zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Reshjet e borës do të ndalen në orët e pasdites me përjashtim të pjesëve jugore në vend. Rritje të temperaturave mund të presim që nga e enjtja, thonë nga DPHM-ja.

“Nesër vijon mot stabil dhe i ftoftë me temperatura nën mesataren për këtë periudhë kohore të vitit dhe me erë veriore të përforcuar. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga -10⁰C, ndërsa në disa vende do të ulen edhe në deri -15⁰C”, potencoi Julijana Fidanoska Mishkoska – DPHM.

Advertisement

Nga LAMM-ja rekomandojnë që të mos udhëtoni nëse nuk keni nevojë, për shkak të rrezikut prej akullit, deri të mërkurën.

“Vozitësit duhet të bëjnë kujdes në akset Gjavato, Preseka, Tetovë – Kodër e Diellit, rruga Dibër-Strugë, Kriva Pallankë -Deve Bair, pika kufitare Qafëthanë drejt Strugës, në Stazhë ende vijon ndalesa për automjete të rënda transportuese, ndërsa për mjetet për transport rekomandohen pajisjet dimërore”, shtoi Ruzhica Stojkoska – LAMM.

Në territorin më të madh të Shkupit janë regjistruar 14 aksidente me dëm material dhe tre lëndime më të lehta, njoftojnë nga MPB-ja.

“10 minuta pas mesnate në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ka ndodhur aksident rrugor me një viktimë, një veturë ka dalë nga rruga. Në rajonin e Tetovës kishte edhe një aksident rrugorë, ku njëri vozitës është me lëndime të rënda trupore, ndërsa vozitësi tjetër dhe bashkudhëtari me lëndime më të lehta trupore”, deklaroi Suzana Praniq – MPB.

Advertisement

Nga MPB-ja apelojnë që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe rekomandimet, t’i përshtate shpejtësia kushteve të rrugës dhe të posedoni pajisje dimërore./TV21/

Aksidente trafiku në rajonin e Tetovës me pasoja fatale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy