Sot nga orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, Drejtoria e Policisë Financiare me ndihmën e njësiteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme po kryen kontrolle në disa lokacione në Manastir, ndërsa po ndalohen persona e dyshuar.

“Aksioni është rezultat i procedurës parahetimore një mujore për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilën e ka kryer Drejtoria e Policisë Financiare në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Manastir”, njofton Drejtoria e Policisë Financiare.

Pas përfundimit të aksionit, Policia Financiare, siç është paralajmëruar, do të japë informacion të detajuar për këtë rast./Telegrafi/

The post Aksion i Policisë Financiare në Manastir, ndalohen persona e dyshuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";