Aksion policor në Gostivar, gjobiten 60 qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Brendshme, përveç në territorin e kryeqytetit Shkup, ka filluar zbatimin e kontrolleve të intensifikuara për të sanksionuar mosrespektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit në qytete të tjera.

Sot në Gostivar për vetëm një orë u dhanë 60 gjoba.

“Sanksionohen të gjitha shkeljet në komunikacion, posaçërisht ato që janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda, siç janë drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi me shpejtësi, mosdhënia e përparësisë së automjeteve që kalojnë dhe këmbësorëve. Për vetëm një orë në kontrollin e sotëm në Gostivar, u dhanë 60 gjoba, kryesisht për automjete të paregjistruara, që lëviznin pa patentë shoferi”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/

Aksion policor në Gostivar, gjobiten 60 qytetarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy