Aktakuzë edhe ndaj një personi për pjesëmarrje në protestat për “Monstrën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore e Shkupit ka dorëzuar akt prokuror ndaj një personi, për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin nga fshati Stajkovc, i cili më 26 shkurt ka marrë pjesë në protestat për rastin Monstra.

Nga Prokuroria thonë se ai gjatë protestave ka hedhur sende të forta në drejtim të policisë, me çka sipas Prokurorisë, janë lënduar 11 persona.

“I akuzuari ka marrë pjesë në protesta i maskuar, për të mos zbuluar identitetin e tij. Prokurori publik kompetent i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake për vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më parë për personin më fjalë, për të cilin ende ekziston rreziku i arratisjes ose përsëritjes së krimit”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement

Ndryshe, më herët tre persona që pranuan aktakuzat nga Prokuroria për pjesëmarrje në protestat për “Monstrën” u dënuan me nga një vjet burg./Telegrafi/

Aktakuzë edhe ndaj një personi për pjesëmarrje në protestat për “Monstrën” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy