Aktet e nënshkruara nga Agim Nuhiu duhet të dërgohen në Qeverinë e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktet e nënshkruara nga Agim Nuhiu duhet të dërgohen në Qeverinë e RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se aktet për uniformat dygjuhëshe duhet që të dërgohen në Qeverinë e RMV-së.

Kjo ministri bazohet në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, konkretisht nenin 1 që përcakton se në tërë territorin e RMV-së dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe alfabeti i saj, si dhe gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nova Makedonija, neni 8 paragrafi 3 i ligjit të lartpërmendur thotë se uniformat e policisë, zjarrfikësve, shëndetësisë, në Shkup dhe në komunat ku më së paku 20% e qyterarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve të RMV-së dhe alfabetin e saj.

Neni 23 përcakton afatin prej një vit për harmonizim të akteve ligjore me ato të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Duke u nisur nga kjo, MPB-ja ka krijuar grup pune për analizimin e harmonizimit të rregulloreve për uniformat e policisë me dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.

Advertisement
Lexo po ashtu:

Nuhiu: Nënshkruhen aktet normative për dygjuhësinë e uniformave policore

Advertisement

Kjo ka sjellë në përgatitjen e teksteve të Dekretit të ndryshimit dhe plotësimit të Dekretit të Uniformës dhe Shenjave të Uniformës së POlicisë dhe Rregullores së Ndryshimit dhe Plotësimit të Rregullores së Mbajtjes, Kohës së zgjatjes dhe Shpërndarjes së Uniformave dhe Shenjave të Uniformave.

Nga MPB shtojnë se pas nënshkrimit të akteve, të njëjtat duhet të shkojnë në Qeverinë e RMV-së./Telegrafi/

Aktet e nënshkruara nga Agim Nuhiu duhet të dërgohen në Qeverinë e RMV-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy