minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Alarmante, 20 viktima dhe 1.031 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Alarmante, 20 viktima dhe 1.031 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 4.373 teste, ndërsa janë regjistruar 1.031 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup – 492, Prilep – 64, Kavadar – 53, Veles – 47, Tetovë dhe Gostivar nga 45, Ohër – 31, Manastir – 30, Kumanovë dhe Negotinë nga 29, Gjevgjeli – 25, Strumicë – 20, Shtip – 16, Strugë – 13, Berovë – 12, Resnjë, Radovish dhe Krushevë nga 9, Koçan – 8, Sveti Nikollë, Probishtip dhe Vallandovë nga 7, Kriva Pallankë – 6, Demir Hisar – 4, Kratovë – 3, Kërçovë, Bogdanci dhe Demir Kapi nga, Dibra, Vinica, Makedonski Brod, Pehçeva dhe Dojrani nga 1.

Janë regjistruar 241 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar gjithsej 20 viktima. 9 viktima nga Shkupi, 3 nga Prilepi, Veles dhe Manastir nga 2 dhe nga një viktimë në Kumanovë, Gostivar, Kavadar dhe Koçan. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 112.107, numri i pacientëve të shëruar është 97.166, numri i të vdekurve është 3.300, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.641./Telegrafi/

The post Alarmante, 20 viktima dhe 1.031 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy