minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Albin Kurti me mesazh për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e popullsisë - Struga.info


Albin Kurti me mesazh për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të RMV-së që jetojnë jashtë vendit, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Në mesazhin e tij, Kurti fton mërgatën shqiptare të RMV-së që të mos e lëshojnë këtë mundësi dhe të regjistrohen, pasi sipas tij, në këtë regjistrim do të përcaktohet pesha e shqiptarëve në RMV.

“Shqiptarët janë popull i lidhur për shtëpinë, truallin dhe vendin e vet. Nga të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të RMV-së remitancat e mërgatës arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit. Ne e dimë se pjesa dërmuese e këtyre parave vjen nga shqiptarët”, thotë në mes tjerash Kurti.

Kurti gjithashtu thotë se qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje që ndodhen në shtete të tjera, do të vendosen në shërbim të shqiptarëve shtetas të RMV-së, nëse kanë nevojë për ndihmë gjatë regjistrimit.

Advertisement

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri më 21 prill. Ndërsa sipas të dhënave të fundit, mbi 68 mijë persona që jetojnë jashtë RMV-së tashmë janë vetregjistruar./Telegrafi/

The post Albin Kurti me mesazh për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e popullsisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy