Aleanca për Shqiptarët: Ramiz Merko është vetëm fillimi. Korrupsioni ka pasoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët e ka mirëpritur shpalljen “non grata” të Ramiz Merkos nga SHBA-të dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit.

Nga ASH thonë se ky përcaktim i sotëm është një sinjal që ka potencialin për të rikthyer shpresën në Maqedoninë e Veriut. Nga sot, SHBA-të dëshmuan se askush nuk është i paprekshëm.

“Përgëzojmë Ambasadoren Aggeler për konsistencën e saj dhe paralajmërimin se do të ketë përcaktime tjera gjatë këtij viti. Korrupsioni duhet të ketë pasoja, por shpalljet non grata nuk mjaftojnë. Ramiz Merko duhet të jap dorëheqje të menjëhershme ndërsa BDI duhet të distancohet nga anëtari i saj i Kryesisë”.

“Prokuroria për ndekje të korrupsionit duhet të hapë lëndë ndaj Merkos për të garantuar llogaridhënie të plotë në lidhje me akuzat e Departamentit të Shtetit amerikan dhe për të ndarë drejtësinë. Ramiz Merko është vetëm fillimi. Korrupsioni ka pasoja”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët: Ramiz Merko është vetëm fillimi. Korrupsioni ka pasoja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy