Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e tij për RTV21 theksoi se “Ballkani i Hapur” është nismë e mirë.

“Nisma “Ballkani i Hapur” është një nga nismat me qëllim të mirë që nuk u imponua”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se ata kanë vlerësuar se kjo nismë nuk është në dëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por kriza në Ukrainë e ngadalësoi këtë proces.

Ahmeti foli edhe për regjistrimin e fundit të popullsisë, duke thënë se regjistrimi ka qenë i politizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Regjistrimi është politizuar tepër, është etnizuar tepër. E kontestojnë të gjithë etnitë, por regjistrimi është organizuar nga institucionet shtetërore, regjistrimi është monitoruar dhe ndihmuar nga Eurostati, nga specialistë të statistikave të OKB-së, nga institucione relevante të statistikave që kanë qenë të konsulltuara për këtë proces”, u shpeh ndër tjerash Ahmeti./Telegrafi/

The post Ali Ahmeti: “Ballkani i Hapur” është nismë e mirë appeared first on Telegrafi.