Ali Ahmeti bën thirrje për vaksinim masiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Facebook” bëri thirrje për vaksinim masiv.

“Të nderuar, unë, bashkë me familjen, u vaksinova që në muajin maj, si mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar Covid – 19. Çdo ditë pranojmë lajme të rënda nga rrethi më i ngushtë, vetë mbrëmë familjarë të mi ndëruan jetë, vëllau i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën 33 vjeçare, vëllau i mikut tim Nevzatit gjithashtu”, shkruan Ahmeti

Ahmeti shprehu ngushëllime ndaj të gjithë familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre duke ju bërë thirrje për vaksinim masiv dhe respekti të masave.

“Ju lutem për kujdes, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë qytetare, familjare dhe individuale, andaj vaksinohuni dhe mos hezitoni”, u shpreh Ahmeti./Telegrafi/

Advertisement

Ali Ahmeti bën thirrje për vaksinim masiv shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy