minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ali Ahmeti sot dhe nesër do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës - Struga.info


Ali Ahmeti sot dhe nesër do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot dhe nesër duhet të merret në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë.

Nga kabineti i tij dhe nga BDI-ja thonë se ai është thirrur si dëshmitar për rolin e tij në UÇK. Nuk ka informacion nëse ai do të dëshmojë në selinë e prokurorisë në Hagë ose në Prishtinë.

Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.

Lideri i BDI-së një muaj më parë konfirmoi se do të shkojë të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës me seli në Hagë, e cila i heton krimet gjatë luftës në Kosovë. Ai do të shkojë si dëshmitar dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Advertisement

“Ali Ahmeti është thirrur në Hagë si dëshmitar”, tha dje edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov./Telegrafi/

The post Ali Ahmeti sot dhe nesër do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy