Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 2 Gushtin – Ditën e republikës duke theksuar se 120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit.

Ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903, shkruan Ahmeti, është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.

“Sot është edhe çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, të kujtojmë paqen që solli Marrëveshja e Ohrit, integrimin në NATO dhe të mendojmë se si bashkë të konkretizojmë misionin e integrimit në Bashkimin Europian. Urime të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Republikës!

Kujtojmë se sot Maqedonia e Veriut feston 120 vjetorin e Ilindenit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Ali Ahmeti uron 2 Gushtin: Të gjithë u bëmë bashkë kundër pushtuesit appeared first on Telegrafi.