Aliu: Me plan konkret brenda 5-6 viteve shëndetësia tek ne do të bëhet si të vendeve evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se pasi mori postin e ministrit sfida e parë me të cilën u ballafaqua ishte krijimi i buxhetit.

“Ballafaqimi i parë ishte krijimin e buxhetit i cili krijoheshte deri tani i bazuar në histori dhe jo në të dhëna dhe nevoja. Pra ndërruam metodologjinë e përcaktimit të buxhetit. Gjithashtu aspekti i kapaciteteve njerëzore, të mjekëve dhe motrave medicianale…”, deklaroi Aliu në “Debat në Shenja”.

Ai tha se për këtë periudhë të shkurtër kohore është i kënaqur nga rezultatet në aspektin e riorganizimit të brendshëm.
“Shëndetësia ka tre shtylla në të cilat investojmë, infrastruktura, e dini se momentalisht deri sa flasim 14 salla në klinikë janë duke u renvouar nga e para… gjithandej investojmë në aspekt të infrastrukturë”, tha Azir Aliu.

Sa i përket asaj se si e ka gjetur ministrinë dhe se a ka lënën ndonjë gjurmë ish kryetari i tij, Arben Taravari, Aliu tha se për fat të keq jo vetëm në periudhën kur ministër ka qenë Taravari, por nga vitet e ’90 është një ministri ku zgjidhen problemet “ad hoc” aty ku krijohen.

Advertisement

I pyetur nëse është optimist që shëndetësia mund të rregullohet në vendin tonë, Aliu tha se është optimist për shkak dy aspekteve.
E para sipas tij është aspekti i digjitalizimit dhe me një strategji sipas tij afatshkurte mesme dhe të gjate, shëndetësia tek ne brenda 5-6 viteve mund të duket si një shëndetësi e vendeve evropiane me shërbime optimale shëndetësore.

Sa i përket zërave se Ministria e Shëndetësisë se kjo ministri do t’i merret VLEN-it dhe do t’i takojë një partner tjetër të koalicionit, Aliu tha se pozicioni i tij është politik dhe se mund të ketë ndryshime.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy