Aliu: Transformim digjital, aplikacion i ri dhe decentralizim i shërbimeve onkologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në Kanal 77, njoftoi për futjen e një zgjidhjeje të re softuerike që do ta lehtësojë komunikimin dhe lëvizjen e pacientit nëpër sistemin shëndetësor.

“Aplikacioni do t’i mundësojë pacientit që në çdo kohë të fusë tregues shëndetësorë, mbi bazën e të cilëve mjeku amë ose specialisti do të mund të reagojë menjëherë – duke ndryshuar terapinë ose duke dhënë rekomandime për trajtim të mëtejshëm. Nëse sistemi detekton vlera jashtë normales, do të alarmojë automatikisht,” theksoi Aliu.

Shtoi se aplikacioni është pjesë e strategjisë së përgjithshme për digjitalizimin dhe optimizimin e sistemit shëndetësor. Ai gjithashtu u ndal edhe në harmonizimin e 12 ligjeve me qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit.

Ministri Aliu gjithashtu njoftoi për disperzimin e shërbimeve onkologjike edhe jashtë Shkupit, duke e bërë të mundur trajtimin e pacientëve onkologjikë edhe në spitalet e Shtipit, Tetovës, Bitolës dhe në Spitalin e Përgjithshëm „8 Shtatori“.

Advertisement

“Jemi në fazën përfundimtare të protokolleve. Fillimisht, trajtimi do të bëhet me asistencë përmes telemjekësisë nga Shkupi, por së shpejti presim që në këto qendra të vendosen edhe simulatorë CT, me ç’rast pacientët do të marrin shërbime cilësore më afër shtëpive të tyre,” theksoi ministri.

The post Aliu: Transformim digjital, aplikacion i ri dhe decentralizim i shërbimeve onkologjike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy