MSHIA Maqedoni: Mjete të reja në proceset për transformim digjital të shoqërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri sot u takua me drejtorët e përgjithshëm të SHA KIBS Shkup Goran Anastasovskin dhe Nextsense, Vasko Kronevski, së bashku me ekipet e tyre të cilët punuan në zhvillimin e këtyre shërbimeve për regjistrimin në regjistrin e skemës së parë të identifikimit elektronik.

“Është kënaqësi e veçantë për ne që dy kompanitë e njohura vendore SHA KIBS Shkup në partneritet me SHA Nextsense Shkup, të cilat janë të pranishme në tregun vendor dhe ndërkombëtar me shërbime të digjitalizimit, kanë investuar në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të mjeteve digjitale që do të mundësojnë një hap të rëndësishëm në mundësitë për transformimin digjital të shërbimeve publike, tregtare dhe shtetërore”, theksojnë në kumtesën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nga atje informojnë se në takim është theksuar rëndësia që kompanitë vendase të investojnë në zhvillimin e shërbimeve që jo vetëm zbatojnë mundësitë më moderne për digjitalizim, por edhe kanë një ndikim të fortë direkt dhe aplikim në proceset e transformimit digjital në vendin tonë.

“Në takim ramë dakord që në të ardhmen e afërt të kryhet integrimi i shërbimit të identifikimit digjital dhe të kualifikuar në portalin për shërbimet elektronike dhe sistemet e tjera shtetërore. Me këtë shërbim ne i japim nënshkrimit elektronik të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi klasik dhe i afrohemi synimit tonë për të ulur në 0 përdorimin e letrës në administratën shtetërore, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ’’, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.

Advertisement

MSHIA Maqedoni: Mjete të reja në proceset për transformim digjital të shoqërisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy