Ambasadorët e rinj sot prezantojnë platformat e tyre në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorët e rinj të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit sot duhet t’i prezantojnë platformat para Komisionit kuvendar për politikë të jashtme, që dje pasdite caktoi seancë për këtë pikë.

Para anëtarëve të Komisionit është paraparë tezat e veta për aktivitete diplomatike t’i prezantojnë ambasadori i autorizuar dhe i jashtëzakonshëm i Maqedonisë së Veriut në SHBA, Zoran Popov, ambasadori i ri në Kanada, Agron Buxhaku, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, Driton Kuqi, si edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i vendit në Mbretërinë e Belgjikës, Metodia Belevski.

Ambasadori i propozuar për në SHBA, Zoran Popov tezat do t’i mbrojë pas dyerve të mbyllura pasi materialet për këtë pikë janë me shenjë konfidencialiteti dhe do të jenë të pranishëm vetëm deputetët me çertifikatat e sigurisë.

Ambasadorët e rinj sot prezantojnë platformat e tyre në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy