Kuvendi i RMV-së cakton seancë për ambasadorët e rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Afrohet fundi i pritjeve të një pjese të ambasadorëve për të udhëtuar drejt përfaqësive diplomatike.

Në seancën e 23-të të Komisionit për punë të jashtme, gjatë ditës së nesërme, ambasadorët e nominuar do të thirren në komision për të prezantuar tezat e tyre.

Një pjesë e ambasadorëve kanë pritur të thirren në komision madje edhe pas 5 muajsh marrëveshje, ndërsa për disa të tjerë dokumentet janë dorëzuar në fillim të muajit korrik.

Në seancën e ditës së nesërme do të prezantojnë ambasadorët e nominuar; Zoran Popov që duhet të shkojë në SHBA, Evgenia Ilieva në Slloveni, Agron Buxhaku në Kanada, Driton Kuçi në Norvegji dhe Metodija Balevski në Belgjikë.

Advertisement

Kuvendi i RMV-së cakton seancë për ambasadorët e rinj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy