Ambasadorja amerikane Aggeler: Korrupsioni ka pasoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar.

“Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler..

Ndryshe, sot Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur. Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Kamçevi është personi i dytë i cili përfshihet në listën e zezë për më pak se një muaj, ndërsa i pari ishte kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Ambasadorja amerikane Aggeler: Korrupsioni ka pasoja shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy