Amnesty International për RMV: Shqetësim përbën mosndëshkimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raporti vjetor i Amensty Internatinal për gjendjen e të drejtave të njeriut për vitin 2020 shënon përkeqësim gjithkund në botë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më të prekur janë gratë, romët dhe grupet e tjera të margjinalizuara si LGBTI.

“Edhe krahas zbatimit të reformave që i kërkon Komisioni Evropian, situata mbetet shqetësuese në disa fusha: mosndëshimi, gjuha e urretjjes dhe diskriminimi ndaj grave, romëve dhe LGBTI. Këtë vit emigrantë në mënyrë ilegale janë mbajtur dhe janë dëbuar me forcë”, alarmon Amnesty International në pjesën për Maqedoninë e Veriut.

Raporti po ashtu rikujton se në RMV vjet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga marsi deri në korrik dhe ka pasur orë policore, por sipas Amnesty International, ndalimi i tubimeve fetare është zbatuar në mënyrë të përzgjedhur.

Në raport thuhet se Maqedonia e shkurtoi buxhetin për sektorin joqeveritar për 525 mijë euro dhe me këtë rrezikoi organizatat për të siguruar shërbime themelore në kohe krize, ndërsa sa i përket gjyqësisë, organizimi është kritik për shkak se gjyqet kanë punuar minimalisht dhe nuk ka përparim në procedurat gjyqësore lidhur me shkeljen e masave kundër COVID-19.

Advertisement

Diskriminimi etnik, fetar, gjiunor dhe diskriminimi i orientimit seksuar mbetet problemen në Maqedoninë e Veriut ndërsa pandemia e ka përkeqësuar edhe më shumë.

“Ndaj shqiptarëev është shprehur gjuha e urrejtjes dhe ka pasur dezinformata në rrjete sociale”, thonë nga Amnesty International duke thënë se këto të dhëna janë marrë nga Komiteti i Helsinikit i cili ka konstatuar rritje të gjuhës së urrejtjes së islamofobisë për 80 për qind para zgjedhjeve në qershor.

Romët po ashtu janë prekur në diskriminim, ndërsa raporti po ashtu rikujton rastin me dy muzikantët romë të cilët me kthim nga Italia u dërguan në karantinë, ndërsa 20 të tjerët kanë marrë leje për karantinë në shtëpi.

Gratë po ashtu mbesin kategori e prekur në RMV, posaçërisht për vendin e punës në kohe pandemie.

Advertisement

“Gratë ishin posaçërisht të orekura, ndërsa disave në mënyrë ilegale u morr një pjesë e pagës kur mungonin nga puna”, thotë raproti./Telegrafi/

Amnesty International për RMV: Shqetësim përbën mosndëshkimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy