
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sot në konferencë ka prezantuar të dhënat e analizave nga Komisioni i brendshëm për ndërhyrjet kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, bazuar në ankesat e dorëzuara nga qytetarët dhe institucionet.
Aliu tha se Komisioni ka konstatuar se në dhjetë raste janë bërë operacione të panevojshme ose pacientët që janë referuar për operacion pa indikacione të mjaftueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Detyra e Komisionit ishte të analizojë të dhënat e pacientëve që janë dërguar ose janë operuar për sëmundje koronare dhe vaskulare periferike, në të gjitha institucionet shtetërore dhe private në vendin tonë. Komisionit i janë dorëzuar gjithsej 25 raste, nga të cilat u konstatua se gjashtë nga ato raste duhet t’i përcjellen Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, pasi Komisioni nuk ka kompetencë për to”.
“Janë analizuar 19 raste, dhe nga ato 19 raste, 10 prej tyre Komisioni ka konstatuar se operacionet janë kryer pa nevojë ose pacientët që janë referuar për operacion pa indikacione të mjaftueshme”, tha Azir Aliu./Telegrafi/