Angel Dimitrov: Në Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhë katarsisi, Bullgarisë nuk duhet t’i bëhet presion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bullgaria nuk duhet të lejojë që t’i bëhet presion, problemet janë në Maqedoninë e Veriut, thotë historiani bullgar Angel Dimitrov.

Kryetari i komisionit të përbashkët për histori bullgaro-maqedonas, Angel Dimitrov, sipas mediave bullgare, ka thënë se Bullgaria duhet të mbrojë qëndrimin e saj.

“Nëse jemi të sigurt në pozicionin tonë, atëherë duhet ta mbrojmë atë. Kjo është një thyerje e dinjitetit. Pas vitit 2018 dy delegacionet janë aty, por ka vetëm takime, jo festë të përbashkët”, tha Dimitrov.

Ai tha se duhet të takohen me kolegët e tyre maqedonas.

Advertisement

“Katarsisi duhet të ndodhë në vendin e tyre sepse ende nuk ka analizë kritike të së kaluarës së tyre”, tha Dimitrov.

Bullgaria nuk do të heqë veton kundër Maqedonisë së Veriut. Presidenti bullgar Rumen Radev i tha Qeverisë se duhet të jetë e vetëdijshme se për Maqedoninë e Veriut ka një konsensus të fortë kombëtar dhe nëse prishet dialogu brenda koalicionit qeverisës, duhet të dihen arsyet.

Angel Dimitrov: Në Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhë katarsisi, Bullgarisë nuk duhet t’i bëhet presion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy