Kryetari i ekipit bullgar nga Komisioni i përbashkët historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Angell Dimitrov, sot në konferencë në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme deklaroi se takimi dyditor i Komisionit ka përfunduar pa sukses dhe pa rezultate.

Ai, siç njofton AIM, informoi se anëtarët e Komisionit në takim kanë arritur ta harmonizojnë procesverbalin nga takimi i i 12-të që u mbajt në fillim të vitit 2021, në çka sipas tij, ka simbolikë.

Në takimin e sotëm, siç e quajti Dimitrov “jo të frytshëm” historianët kanë folur për Samoilin, duke theksuar se ende janë “të bllokuar në shekujt 10 dhe 11”. Dimitrov shtoi se druan se puna e Komisionit do të jetë e vështirë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Paraprakisht MPJ-ja jonë ka njoftuar se edhe pas përfundimit të mbledhjes së 16-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinar të Komisionit të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore që u mbajt në formatin onlajn, mbeten dallimet në qasjen dhe mirëkuptimin e rolit të historisë dhe edukimit historik në shoqëritë bashkëkohore dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira të çliruara nga politizimi i historisë mes historianëve maqedonas dhe bullgar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç ka theksuar MPJ, gjatë dy ditëve, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar sërish për vërejtjet për tekstet e historisë./Telegrafi/

Angell Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk e pranon historinë e përgjithshme, e vendos në pikëpyetje marrëveshjen shkruan Telegrafi.