Angell Dimitrov thotë se maqedonasit nuk kanë fakte se kanë ekzistuar gjatë historisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkëkryesuesi i Komisionit Historik mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Angell Dimitrov në një intervistë për një media bullgare tha se vendi fqinj nuk është i gatshëm të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai njoftoi se mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet të enjten dhe se do të bisedohet për shekullin 10-11 – fundi i Mbretërisë së Parë Bullgare, koha e mbretit Samuil dhe pasardhësit e tij.

Sipas tij, karakteristikë e shkencës është vërtetimi dhe respektimi i fakteve dhe burimeve.

“Për ata nuk ka dëshmi historike se është folur për ekzistimin e popullit maqedonas, shtetit maqedonas dhe se mbreti Samuil ka qenë maqedonas dhe në bazë të kësaj duhet të fillojë edhe diskutimi serioz”, tha Dimitrov.

Advertisement

Dimitrov shtoi se politikanët gjithmonë veprojnë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet bilaterale.

“Historia ndikon gjithkund, historia jep shumë argumente, u ndihmon politikanëve t’i kuptojnë rënjët e problemeve bashkëkohore, por ata janë ata që i përcaktojnë marrëdhëniet. Përgjegjësia e plotë është te politikanët”, tha Dimitrov./Telegrafi/

 

Angell Dimitrov thotë se maqedonasit nuk kanë fakte se kanë ekzistuar gjatë historisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy