Angellova thotë se është bërë Rektor në UKM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Profesoresha Biljana Angellova nga Instituti Ekonomik është zgjedhur rektore e re e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e ka konfirmuar vetë Angellova për “Fakulteti.mk”.

Angellova për “Fakulteti.mk” thotë se arsimi i lartë i Maqedonisë përballet me një sërë dobësish sistematike, disa prej tyre rrjedhin nga Ligji për arsimin e lartë, financimi i universiteteve shtetërore, autonomia e dëmtuar, buxheti i ulët për shkencën, standardet e pamjaftueshme të subvencionuar të studentëve, pagat e ulëta të profesorëve universitar dhe ndoshta një nga problemet më urgjente është rregullimi sistematik i cilësisë së arsimit të lartë.

Të gjitha këto, thotë ajo, pasqyrojnë probleme në funksionimin e universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë.

Advertisement

Angellova është rektorja e dytë femër e Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Rektor e vetme femër në këtë universitet deri më tani ishte profesoresha Radmilla Kiprianova, në dy mandate, në periudhën nga viti 1994 deri në vitin 1998./Telegrafi/

Angellova thotë se është bërë Rektor në UKM shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy