Angellovska–Bezhoska: Bankat me përkushtim gjithnjë e më të madh të kredive të gjelbra – vitin e kaluar rritje prej 23 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e çmimeve dhe qëndrueshmërinë financiare, gjegjësisht ndaj qëllimeve të bankave qendrore. Prej aty, bankat qendrore, veçanërisht të ekonomive më të zhvilluara, gjatë periudhës së kaluar iu kushtojnë gjithnjë e më shumë kujdes financave të gjelbra. Banka Popullore deri më tani ka ndërmarrë më shumë aktivitete për atë qëllim, përfshirë edhe përcaktimin e financave të gjelbra si qëllim strategjik dhe anëtarësim drejtë Rrjetit Ndërkombëtar për Financa të Gjelbra. Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, në Konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara: “Si të sigurohet financim i zhvillimit të qëndrueshëm”, në panel diskutimin “Çka mund të bëjnë bankat dhe kompanitë për zhvillimin e qëndrueshëm?”

“Ka vlerësime se dëmi ekonomik nga ndryshimet klimatike është rreth 25 për qind nga PBV global. FMN vlerëson se fatkeqësitë natyrore në lidhje me ndryshimet klimatike e ulin rritjen për 0,4 pikë procentuale, mesatarisht, ndërsa te ekonomitë më pak të zhvilluara madje edhe deri 0,7 pikë procentuale. Vlerësohet se efekti negativ në periudhën e ardhshme do të jetë edhe më i madh, veçanërisht te ekonomitë më pak të zhvilluara, duke theksuar nevojën për përforcim të aktiviteteve të bartësve të politikave, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare”, bëri të ditur guvernatorja Angellovska – Bezhoska.

Bankat Qendrore vendosin theks gjithnjë e më të madh gjatë zgjedhjes së instrumenteve monetare dhe menaxhimit me rezervat devizore, pikërisht në zbulimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike. Rritet transparenca në këtë sferë, punohet në shtrirjen e ekosistemit, zhvillimin e sistemeve të të dhënave statistikore dhe të ngjashme.

Marrë në përgjithësi, theksoi Angellovska – Bezhoska, të dhënat nga Anketa të cilat nuk dallojnë shumë nga anketat në kuadër të BE-së, tregojnë se pjesëmarrja rrjedhëse e financave të gjelbra është relativisht më e vogël, por se bankat iu japin përparësi gjithnjë e më të madhe kredive të gjelbra, të cilat janë potencial i rëndësishëm për financimin e projekteve për mjedisin jetësor dhe në përgjithësi për rritje të qëndrueshme.

Advertisement

Angellovska–Bezhoska: Bankat me përkushtim gjithnjë e më të madh të kredive të gjelbra – vitin e kaluar rritje prej 23 për qind shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy