Angellovska-Bezhoska: Remitencat nga mërgimtarët të rëndësishme për ekonominë vendore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Remitencat nga mërgimtarët dhe personat në punë të përkohshme jashtë vendit janë të rëndësishme për ekonominë e vendit, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska në intervistat për radion australiane SBS dhe për e-magazinën “Antoris”.

“Edhe krahas kësaj që remitencat janë burim shtesë i rëndësishëm të të ardhurave për një pjesë të familjeve, të cilat e përmirësojnë standardin e tyre të jetesës, ato kanë edhe rëndësi më të gjerë makroekonomike, duke e rritur potencialin devizor të ekonomisë. Remitencat janë burim i rëndësishëm të mjeteve në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave dhe kontribuojnë për
ruajtjen e deficitit të ulët të llogarisë rrjedhëse”, thotë Angellovska-Bezhoska.

Në intervistat, guvernatorja përqeëndrohet në vlerën e remitencave gjatë viteve të kaluara, duke theksuar se është vështirë të theksohet në vlerë të saktë, për shkak të përfaqësimit më të lartë të remitencave në para të gatshme.

“Sipas vlerësimeve tona që bëhen sipas metodologjisë të harmonizuar me FMN-smë, vlera e këtyre remitencave, nga viti 009 e këndej, tejkalon një miliard euro në vit, gjegjësisht arrin rreth 16 për qind të BPV-së, mesatarisht”, thekson Angellovska-Bezhoska.

Advertisement

Lidhur me pritjet për sivjet, guvernatorja përmend se duke pasur parasysh specifikasitetin e goditjes globale të shkaktuar nga pandemia e kovid-19, njëri ndër kanalet përmes të cilit mund të pritet transferim të krizës në ekonominë vendore janë pikërisht remitencat. Sipas projeksioneve të Bankës Popullore, pritet që sivjet të jetë e mundur ulja e remitencave, që është në pajtim edhe me pritjet dhe vlerësimet e Bankës Botërore për uljen e transfereve private në nivel global.

Duke u përqendruar në kanalet përmes mërgimtarëve dhe personave për punë të përkohshme jashtë vendit mund t’i dërgojnë paratë në vend, AngellovskaBezhoska thotë se me modernizimin e rregullores vendore nga fusha e shërbimeve pagesore dhe harmonizimit të saj me direktivat evropiane, do të duhej të paraqiten forma të reja bashkëkohore për ekzekutimin e transaksioneve pagesore.

Angellovska-Bezhoska: Remitencat nga mërgimtarët të rëndësishme për ekonominë vendore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy