Angjushev: Malta nuk duhet të ketë konsull nderi një njeri i cili është i përfshirë në listën e zezë të SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Angjushev: Malta nuk duhet të ketë konsull nderi një njeri i cili është i përfshirë në listën e zezë të SHBA-ve

Ministria e Punëve të Jashtme të Maltës i ka ndërprerë postin e Konsullit të Nderit të Maltës ish-zv. kryeministrit Koço Angjushev, për shkak të përfshirjes së tij në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i MPJ-së malteze në një prononcim për “The Times of Malta” ka thënë se Ministria nuk ka marrë asnjë informacion negativ për Angjushevin që nga emërimi i tij në vitin 2021.

“Duke pasur parasysh zhvillimet e tilla, Ministria i përfundon emërimin e tij, i cili hyn në fuqi menjëherë, dhe monitoron nga afër zhvillimet e fundit”, tha ai.

Advertisement
Lexo po ashtu
Angjushev në listën e zezë amerikane

Përmes një deklarate, Angjushev falënderoi, siç thotë ai, Maltën mike për nderin e të qenit konsull nderi, por tha se duke pasur parasysh vendimin e Departamentit të Shtetit, me të cilin nuk pajtohet, por e vlerëson dhe e pranon, beson se nuk ka mundësi, por as Malta nuk duhet të ketë një konsull nderi me hije mbi emrin e tij.

Advertisement

“Falënderoj Maltën mike për nderin të jem konsull nderi i një anëtari të BE-së në Maqedoni nga viti 2021. Duke marrë parasysh vendimin e Departamentit të Nderuar të Shtetit ndaj meje, me pretendime me të cilat nuk jam dakord, por që i vlerësoj dhe i pranoj si vendim, nuk e konsideroj veten të aftë dhe as Malta nuk duhet të ketë një Konsull Nderi me hije në emrin e tij, sado që të jetë e padrejtë ajo. Përderisa këto akuza nuk ndryshojnë, unë nuk dua dhe nuk mund të përfaqësoj veten në emër të asnjë shteti apo institucioni”, thotë Angjushev në një deklaratë për media.

Ai shton se vendimi për kufizimin e hyrjes në SHBA është diçka që e shqetëson atë personalisht dhe kjo çështje duhet të trajtohet personalisht, pa pasoja negative për vendet mike, individët, bashkëpunëtorët në biznese apo institucionet./Telegrafi/

Angjushev: Malta nuk duhet të ketë konsull nderi një njeri i cili është i përfshirë në listën e zezë të SHBA-ve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy