Antarësia, burim i relevancës së opinioneve ekonomike të OEMVP-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

nga Drilon Iseni, Drejtor i OEMVP-së në Maqedoni

Të qenurit çdoherë në hap me ndodhitë në kohë si dhe vullneti për t’iu paraprijë ndryshimeve dhe sfidave, është shenja karakterizuese e OEMVP-së që prej ekzistimit të saj. Duhet pasur parasysh se institucioni ynë nuk lejoi asnjëherë t’i dorëzohet pengesave e aq më pak të qëndrojë indiferente karshi rrethanave dhe ngjarjeve të cilat preokuponin sektorin e biznesit. Kjo është edhe qëllimi i krijimit të këtij institucioni, të identifikojë dhe elilminojë pengesat e ndryshme me të cilat ballafaqohet biznesi, por poashtu të sigurojë kushte të barabarta të të bërit biznes për të gjithë me qëllim të nxitjes së konkurrueshmërisë e që të pasojë edhe me zhvillim ekonomik të vendit.

OEMVP në sajë të strukturave dhe organizimit të vet, i ka të përcaktuara edhe grupacionet në bazë të sektorëve dhe veprimtarisë së tyre, dhe secili grupacion strukturohet me nëngrupacionet e saja. Falë kësaj mënyre të sistematizimit, OEMVP çdoherë ka qenë e njoftuar në kohë me problemet reale të bizneseve dhe sektorëve në përgjithsi, dhe duke pasur një burim të tillë i cili ofron saktësi të informacioneve, i ka ndihmuar Odës tonë të jetë objektive në lobim dhe avokim për interesat e biznesit dhe ekonomisë në përgjithsi.

Grupacionet e OEMVP-së të cilat përfshijnë çdo sektor duke filluar nga prodhuesit e deri tek mediat, kanë kontribuar dhe ndihmuar OEMVP-në në krijimin e qëndrimeve mbi trajtimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pendemia e Covid 19. OEMVP ka realizuar takime të shumta me përfaqësues të bizneseve nga të gjithë sektorët, në mënryë që të krijohet pasqyrë e nevojave specifike të çdo sektori në veçanti.

Advertisement

Në periudhën vijuese, ky institucion relevant që përkujdeset për bizneset dhe ekonominë e vendit, do të nxisë edhe më tepër angazhimin e këtyre grupacioneve, përshkak se dalja nga kriza e pandemisë dhe tejkalimi i pasojave me të cilat ballafaqohet sektori i biznesit, do jetë sfidë të cilën vlerësojmë se do të duhet t’a trajtojmë me kujdes me qëllim që të eliminojmë sa më shumë pasoja që është e mundur.

Duke u nisur nga sektorët më të goditur, siç janë HOREKA, prodhimtaria, industria përpunuese dhe të tjera, do angazhohemi në identifikimin e të gjitha mundësive për rimëkëmbje të bizneseve, ngase vlerësojmë që konkurrueshmëria është aspekti më i rëndësishëm mbi të cilin duhet të punohet. Kthimi i pozicioneve në tregjet vendore dhe sidomos ato të huaja, duhet të jetë prioritet, andaj ne si insituticion, në periudhën vijuese do të përqëndrojmë kapacitetet e zyrës ekzekutive drejt trajtimit të këtyre problematikave, kështu duke e vazhduar ecurinë e Odës drejtë realizimit të misionit dhe vizionit të saj të dëlirë. Veprimtaria e OEMVP-së, është ngushtë e ndërlidhur edhe me aspektin social, andaj përgjegjësia jonë shoqërore realizohet me krijimin e kushteve të të bërit biznes, mbrojtjen e interesave të bizneseve, nxitje dhe përkrahje të afarizmit tek të rinjtë dhe gratë me qëllim të shndërrimit të këtij vendi në vend me perspektivë sociale ekonomike.

Antarësia, burim i relevancës së opinioneve ekonomike të OEMVP-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy