Antikorrupsioni hedh poshtë ankesën e OBRM-PDUKM-së për shqyrtimin e ligjshmërisë së marrëveshjeve mes Qeverisë dhe kompanive private

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Kundër Korrupsionit nuk do të hap rast për 160 marrëveshjet e mbështetjes financiare të nënshkruara midis qeverisë dhe kompanive të sektorit privat, vetëm tre ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Kjo ankesë iu dorëzua komisionit nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, por komisioni vlerësoi se gjithçka është sipas ligjit, i cili lejon përfundimin e marrëveshjeve në prag të zgjedhjeve, por jo pagesën e fondeve.

“Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për pagesë të jashtëzakonshme, por për përmbushjen e një detyrimi të parashikuar ligjërisht nga Qeveria, për dhënien e një të drejte ligjore subjekteve, në bazë të një ligji të miratuar, për të cilin fondet janë siguruar më parë në buxhet për vitin 2021”, deklaroi Vlladimir Georgiev anëtar i KSHPK.

Përfaqësuesi i autorizuar i OBRM-PDUKM-së, mbetet në qëndrimin se qeveria e ka planifikuar mirë kohën e lidhjes së këtyre marrëveshjeve, të cilat paguhen me paratë e shtetit. Lëvizjet e tilla ai thotë se sigurisht që kanë ndikim në përzgjedhjen e kandidatëve në votime.

“Si mundet tani të jenë siguruar mjete për këtë vit, ndërsa do paguhen në vitin 2022, njëra me tjetrën nuk kanë logjikë. Që do të thotë se zëvendëskryeministri ose nuk e thotë të vërtetën ose i fsheh faktet ose i shtrembëron ato”, pohoi Bojan Bogoevski, avokat.

Advertisement

Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska thotë se edhe përkundër asaj që në këtë rast pushteti është i mbrojtur me ligj, megjithatë ekzistojnë një sërë veprime të dyshimta të cilat do i hetojnë në periudhën e ardhshme. Dhe nëse konstatohet shkelje e rregullave, do të informohet prokuroria./Alsat/

Antikorrupsioni hedh poshtë ankesën e OBRM-PDUKM-së për shqyrtimin e ligjshmërisë së marrëveshjeve mes Qeverisë dhe kompanive private shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy