Apasiev: Kemi shumicë prej 61 deputetëve, me tendencë të bëhen 64

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apasiev: Kemi shumicë prej 61 deputetëve, me tendencë të bëhen 64

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka konfirmuar se është formuar shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai në një deklaratë për “Klan Maqedoni” tha se shumica e re është prej 61 deputetëve, me tendencë që të bëhen 64, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Formohet shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë, pa LSDM-në dhe BDI-në

Advertisement

“Po kemi shumicë të re prej sonte. Është zyrtare. Janë deputetët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë ‘E Majta”. Kemi 61 deputetë me tendencë të bëhen 64″, tha Apasiev.

Shumicën e re e ka konfirmuar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili në rrjetet sociale publikoi fotografi të përbashkët me përfaqësuesit e partive, të cilat janë bërë bashkë./Telegrafi/

Apasiev: Kemi shumicë prej 61 deputetëve, me tendencë të bëhen 64 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy