Apasiev: Nëse regjistrimi nuk kalon në Kuvend, Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizoje ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apasiev: Nëse regjistrimi nuk kalon në Kuvend, Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizoje ligjin

Kryetari i partisë E majta, Dimtiar Apasiev thotë se nëse në Kuvend nuk shtyhet regjsitrimi i popullsisë, Gjykata Kushtetuese do ta anulojë regjistrimin me shfuqizimin e ligjit.

“Tashmë dëshmuam se kemi kapacitet me debllokim të Kuvendit edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve që t’i zgjedhim krizat politike”, tha dje Apasiev duke shtuar se nëse do të ketë ftesë do ta pranojë atë edhe pse zyrtarisht si parti politike nuk kanë marrë ftesë zyrtare.


Sot përpjekje e re për zhbllokimin e Kuvendit të Maqedonisë

Advertisement

Për regjistrimit, Apasiev thotë se është mirë që ka dakordim që të shtyhet, por, siç thotë ai, ai është shtyrë vetëm de fakto, ndërsa de jure ende nuk është shtyrë.

“Ka dy mënyrë për shtyrje ose nëpërmjet Kuvendit dhe kjo nuk mund të bllokohet për shkak se ligji është me flamur evropian ose nëse arrihet bllokimi, pamundësohet regjistrimi përmes Gjyaktës Kushtetuese, përkatësisht shfuqizimi i ligjit”, tha Apaeiv në konferencë për shtyp.

Ai po ashtu sqaroi se qëndrimi i tyre për Ligjin për shtetësi mbetet i njëjtv dhe se nuk do ta mbështesin atë ligj të propozuar nga ASH dhe AA.

Advertisement

Ndryshe, regjistrimi është shtyrë për në shtator të këtij viti si marrëveshjes mes dy liderëve maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Apasiev: Nëse regjistrimi nuk kalon në Kuvend, Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizoje ligjin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy