Apel nga KRSKRR-Maqedoni: Mos përdorni celular gjatë vozitjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mos përdorni celular gjatë vozitjes. Çdo telefonatë mund të presë. Tregoni kujdes për sigurinë tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, apelojnë nga KRSKRR

Jeta bashkëkohore nuk mund të imagjinohet pa përdorimin e një telefoni celular.

“Por kundrejt avantazheve dhe funksionalitetit, përdorimi i tij gjatë kohës që jeni i përfshirë në trafikun rrugor mund të jetë shkaku i situatave të padëshiruara”, theksojnë nga KRSKRR.

Nga aty theksojnë se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është në radhë të parë shpërqendrim (të folurit në telefon është shpërqendrim, ndërsa mesazhet në telefon janë dyfish të rrezikshme sepse jo vetëm shpërqendrojnë vëmendjen, por edhe shoferi nuk shikon në të gjithë rrugën dhe trafikun në të cilin është përfshirë).

Advertisement

Sipas statistikave nga institucionet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoferët që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit kanë 23 për qind më shumë mundësi për t’u përfshirë në një aksident trafiku sesa shoferët e tjerë, ndërsa hulumtimi i OBSH-së tregon se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve të trafikut për katër deri në nëntë herë.

The post Apel nga KRSKRR-Maqedoni: Mos përdorni celular gjatë vozitjes appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy