Aplikacionin “StopKorona” e kanë shkarkuar 62.979 qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aplikacioni “StopKorona” nga 13 prilli deri më tani është shkarkuar nga 62.979 qytetarë. Aplikacioni është bërë për të zbuluar kontaktet e afërme me potencial të infektimit dhe me këtë të ndihmohet edhe në luftën kundër virusit dhe parandalimin më të shpejtë të virusit”, informojnë nga AIM nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje thonë se përmes aplikacionit nuk janë zbuluar raste të reja me coronavirus.

Epidemiologët çdo ditë po ndjekin në mënyrë të detajuar të gjitha metodat e kapshme për zbulimin e kontakteve të rasteve pozitive me coronavirus, ndërsa qëllimi është zbulimi i hershëm dhe testimi, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Aplikacionin “StopKorona” e kanë shkarkuar 62.979 qytetarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy