Arafat Muaremi kërkon shkarkimin e gjyqtarit që ka urdhëruar bastisjen në Policinë Financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pas ankesës kundër prokurores Vilma Ruskovska, i ka kërkuar prokurorit publik, Ljubomir Joveski, të rishqyrtojë bastisjen që është bërë në Policinë Financiare me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, poashtu ka kërkuar edhe shkarkimin e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale, me kërkesën e të cilit është lëshuar urdhër për kontroll.

“Në arkivin e Këshillit Gjyqësor depozitohet kërkesa për shqyrtimin e përgjegjësisë së gjyqtarit. Në njërën nga seancat e ardhshme të këshillit, me short do të formohet një komision prej tre anëtarësh, i cili do të përgatisë raportin nëse do të vazhdojë apo do të ndalet procedura për gjyqtarin. Duke qenë se raste të tilla janë konfidenciale, Këshilli Gjyqësor për momentin nuk mund të prezantojë më shumë detaje”, thanë për “Fokus” nga Këshilli Gjyqësor.

Pas kontrollit që u krye në Policinë Financiare dhjetë ditë më parë, filluan akuzat e ndërsjella në mes Policisë Financiare dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Muaremi akuzon për bastisje të paligjshme dhe dëmtim të qëllimshëm të reputacionit të institucionit, ndërsa Ruskovska ankesën e tij e konsideron si presion ndaj prokurorisë.

Pas kontrollit të portaleve, vazhdimisht publikohen kallëzimet penale të ngritura ndaj drejtorit, Muaremi, se ka hapur hetime fiktive nga paraqitës anonimë ndaj disa kompanive, e deri në kallëzime penale për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Advertisement

Të gjitha këto akuza për momentin nuk janë vërtetuar dhe prokuroria nuk bën me dije zyrtarisht se për çfarë kallëzim penal, referuar faktit se hetimi paraprak është i fshehtë./Telegrafi/

Arafat Muaremi kërkon shkarkimin e gjyqtarit që ka urdhëruar bastisjen në Policinë Financiare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy