Arben Shaqiri: Përkatësitë partiake nuk më interesojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja “Vendosmërisht për ndryshime” e partisë liberale dhe RDM-së në tubim në Çair premtuan gjelbërim në komunë dhe në Bashkinë e Shkupit si dhe luftim kundër urbanizimit dhe betonizimit të qytetit.

Kandidati për kryetar të Shkupit, Arben Shaqiri tha se do të jetë kryetar për të gjithë qytetarët, pa dallime.

“Personalisht ju premtoj se do të jem kryetar i të gjithëve qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare ose çfarë do lloji përkatësie, posaçërisht asaj partiake, për arsye se përkatësitë partiake nuk më interesojnë”, tha Shaqiri.

Ai tha të gjithë qytetarët nga të gjitha partitë politike do t’i drejtohen dhe se ai do t’i dëgjojë dhe në maksimalisht do të përkushtohet në realizimin dhe zgjidhjen e problemve të tyre./Telegrafi/

Advertisement

Arben Shaqiri: Përkatësitë partiake nuk më interesojnë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy