Arben Taravari kandidat për president i partive opozitare shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare.

Promovimi i Taravarit do të bëhet ditën e nesërme në ora 10:00 në sheshin e qytetit në Gostivar.

Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku.

Kujtojmë që Arben Taravari, para disa ditësh, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se partia e tij do të shkojë në zgjedhjet kuvendare në koalicion me partitë opozitare shqiptare, gjë që shkaktoi edhe përçarje në partinë e tij.

Advertisement

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më  24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024. /Telegrafi/

Arben Taravari kandidat për president i partive opozitare shqiptare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy