Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në ora 16:00 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme Karposh-Njësia për Çështje Kriminalistike Karposh pranë SPB Shkup është arrestuar i mituri nga Shkupi.

Ai është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në mënyrë të vrazhdë.

“Në të vërtetë, të njëjtën ditë rreth orës 15:30 minuta në stacion autobusi në Karposh i mituri i denoncuar të dëmtuarës i ka marrë zinxhir ari nga qafa. Me të miturin është realizuar bsedë zyrtare nga ana e nëpunësve policorë të delikuencës për të mitur. Nga ana e të dëmtuarës i mituri i denoncuar është njohur si autor i veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestoeht një i mitur në Shkup për vjedhje shkruan Telegrafi.